Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË DERBI

Seri e fuqishme në çerek të tretë, Trepça fiton derbin ndaj Prishtinës

Foto: KBTrepca/fb

Seri e fuqishme në çerek të tretë, Trepça fiton derbin ndaj Prishtinës


30 September, 2023 @21:34

Trepça është fituese e derbit ndaj Prishtinës. Mitrovicasit kanë treguar lojë të mirë, veçanërisht në çerek të tretë, kur bënë një seri prej 14-0, për të siguruar lehtë përfundimin dhe për të fituar ndeshjen, Trepça 78-66 Prishtina [24-16, 28-26, 21-7, 15-20].

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe të motivuar edhe nga përkrahja e tifozëve, e fituan çerekun e parë me rezultat 24:16. Megjithatë, prishtinasit nuk u dorëzuan dhe filluan të këndellen, duke afruar rezultatin, ku pjesa e parë përfundon 42:39.

TABELA AKTUALE

Ndeshja u ndëpre për një kohë, për shkak të hudhjes së gjësendeve nga tifozët vendas, ndërsa një pjesë e palestrës u zbraz për të vazhduar ndeshja.

Mitrovicasit e nisën furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, madje, kryeqytetasit për shtatë minuta nuk shënuan pikë, ku ‘Xehetarët’ kishin seri prej 14:0, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:46. Fituesit e Superkupës ruajtën epërsinë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar në fund 78:66.

Te vendasit u dalluan Cevin Davis me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 22 pikë, kurse te mysafirët Derrick Wilson me 25 pikë e pesë kërcime.
Trepça ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Sigal Prishtina një fitore e një humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga