NJOFTIMI ZYRTAR
ENBL përjashton Prishtinën!
29 September, 2023 @15:56
Përmes një njoftimi të lëshuar sot, Liga e Evropës së Veriut në basketboll (ENBL) ka bërë të ditur se ka përjashtuar Prishtinën nga garat. Arsye për largimin e Prishtinës kanë qenë obligimet e pakryera financiare ndaj ligës.
Njoftimi i plotë:
ENBL ka përjashtuar Prishtinën nga garat, nga data 29 shtator 2023, për shkak të obligimeve financiare të paplotësuara. ENBL falenderon Prishtinën për pjesëmarrje në stinorin 22/23, sidoqoftë, obligimet e pazgjidhura dhe papaguara financiare, përfshirë edhe borxhin nga sitnori i kaluar, bëjnë që bashkëpunimi të mos vazhdojë.
Integriteti, vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë pjesët kyqe të garave ndërkombëtare - për të cilat ENBL ju siguron. Prioritet ynë është që të gjejmë sa më shpejt ekipin zëvendësues.