Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKAN I RI TE ISTOGU

Istogu zyrtarizon një playmaker amerikan

Istogu zyrtarizon një playmaker amerikan


3 October, 2023 @15:25

Kahlon Whitley është amerikani i radhës te ekipi i Istogut. Skuadra e fundit në renditjen tabelare të Superligës, ka bërë të ditur pak më parë përforcimin e radhës në ekip, pasi që siç e theksoi edhe trajneri i tyre Firket Shatri ekipit i duhen lojtarë më shumë për të qenë më konkurrent në Superligë.

E Whitley është zyrtarizuar sot, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit grek, Kavalas. Aty playmakeri 179 centimetra i gjatë dhe 25-vjeç pritet të sjellë përvojën e tij nga Greqia dhe Maqedonia Veriore, pasi që ka luajtur edhe për Gostivarin.

whitley kahlon

Te Kavalas ai ka pasur mesatare prej 9.5 pikë për ndeshje dhe 4.2 asistime për ndeshje, ndërsa te Gostivari 5 pikë për ndeshje dhe 3 asistime për ndeshje - mesatarisht.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga