Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJET DHE GRUPI

Trepça niset për kualifikueset e FIBA Europe Cup

Trepça niset për kualifikueset e FIBA Europe Cup


2 October, 2023 @14:54

Ekspedita e Trepçës është nisur për në Estoni, ku do të zhvillohen ndeshjet e grupit kualifikues për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit sot kanë publikuar fotografi nga aeroporti “Adem Jashari” ndërsa pasnesër e kanë duelin e parë, e një ditë më vonë edhe duelin e dytë në kuadër të Grupit C kualifikues.

Trepça do të ketë punë me ekipin estonez Parnu dhe atë islandez Tindastoll. Orari i ndeshjeve të grupit është si mëposhtë.

GRUPI C kualifikues, ORARI I NDESHJEVE:

3 tetor, Parnu - Tindastoll
4 tetor, Tindastoll - Trepça
5 tetor, Trepça - Parnu.

Trepça

Ekipi më i mirë që del nga ky grup kualifikues, do të futet në fazën grupore të FIBA Europe Cup, ndërsa do të bëhet pjesë e Grupit G ku dihen tre kundërshtarët tjerë.

GRUPI G në FIBA EUROPE CUP:

1. Hapoel Galil Elion
2. ZZ Leiden
3. BCM Gravelines Dunkerque
4. Fituesi i Grupit C kualifikues.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga