Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS

Bashkimi përmbys Vëllaznimin, regjistron fitoren e dytë me radhë

Bashkimi përmbys Vëllaznimin, regjistron fitoren e dytë me radhë


30 September, 2023 @19:41

Skuadra e Bashkimit ka arritur të mposht Vëllaznimin në pjesë të dytë të ndeshjes, pas një rikthimi të fuqishëm në çerek të tretë (35-15) ku u bë dallimi i madh në duel.

Vëllaznimi kishte epërsi 4 pikëshe pas pjesës së parë, por ekipi i drejtuar nga Edin Kërveshi shkëlqeu në pjesë të dytë për të arritur te fitorja, për përfundimtaren, Bashkimi 98-89 Vëllaznimi [20-20, 21-25, 35-15, 22-29].

TABELA AKTUALE

Erik Copes, Samir Zekiqi dhe Anthony Buzz luajtën me mbi 20 pikë secili, i pari dhe i dyti dhanë nga 25, ndërsa i treti 22 pikë. Zekiqi shutoi 5/8 për tre pikë, ndërsa 17 pikë tjera i dha Grant Lozoya.

Te Vëllaznimi, loja e mirë e Jalen Rayit në pjesë të parë, u ndalë në të dytën, ndërsa amerikani kreu ndeshjen me 24 pikë, një më shumë sesa Samuel Sessoms që dha 23 të tjera.

Pas dy xhirosh, Bashkimi ka bilanc 2-0, ndërsa Vëllaznimi 0-2.

Bashkimi


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga