Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKOHET TREPÇA

Trepça mposht edhe Parnun, siguron kualifikimin në FIBA Europe Cup

Trepça mposht edhe Parnun, siguron kualifikimin në FIBA Europe Cup


5 October, 2023 @19:46

Trepça tashmë është pjesë e fazës grupore të FIBA Europe Cup, pasi që në ndeshjen e sontme ka fituar edhe ekipin estonez Parnu, pas Tindasolmit islandez dje, për të fituar Grupin C kualifikues dhe për të siguruar vjeshtën në këtë garë.

Parnu avanconte pas pjesës së parë, por në pjesë të dytë mitrovicasit treguan forcën në çerekun e tretë dhe të katërt për të fituar ndeshjen me 77-67 [11-15, 21-20, 26-19, 19-13].

Kevin Bracy-Davis me 17 pikë e 8 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Trepçës në ndeshje, ndërsa me nga 14 pikë ndeshjen e përfunduan Mikaile Tmusic dhe Jordy Tshimanga.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga