Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRIJNË KUALIFIKIMIN!

Trepça hyn në Grupin G, këta janë rivalët e saj

Trepça hyn në Grupin G, këta janë rivalët e saj


5 October, 2023 @19:52

Pas triumfit në Grupin C kualifikues për FIBA Europe Cup, Trepça do të garojë në fazën grupore të garës dhe do të futet në Grupin G. Aty Trepça do të ketë punë me këto skuadra: Hapoel Galil Elion (ISR), ZZ Leiden (NED) dhe Gravelines Dunkerque (FRA).

Duelet grupore nisin prej datës 18 tetor, ndërsa orari i Trepçës do të jetë si mëposhtë:

18 tetor, Hapoel GE - Trepça
25 tetor, Trepça - Leiden
1 nëntor, Gravelines - Trepça
8 nëntor, Trepça - Hapoel
15 nëntor, Leiden - Trepça
22 nëntor, Trepça - Gravelines.

Dy skuadrat më të mira të grupit, kualifikohen tutje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga