Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN FITORJA E PARË, PËR PRIZRENIN

Prizreni mposht Vëllaznimin për të siguruar fitoren e parë të stinorit

Prizreni mposht Vëllaznimin për të siguruar fitoren e parë të stinorit


7 October, 2023 @21:47

Prizreni i drejtuar nga Tuncay Bostanci ka arritur të shënojë fitore në duelin e ekipeve pa fitore deri sonte, duke e mposhtur Vëllaznimin në një ndeshje jashtëzakonisht dramatike në fund, për të fituar duelin 76-78.

Vëllaznimi ka pasur disa mundësi për të fituar ndeshjen, kur Burim Zekiqi tentoi, pastaj edhe Atik Koshi në sekondën e fundit të ndeshjes për të shënuar, ndërsa në faulin e bërë nga ata, ka qenë Des Sills që i ka dhënë gjuajtjet e lira kur mbetën edhe 1 sekondë lojë për të fituar Prizreni ndeshjen.

TABELA AKTUALE

Sills edhe ka qenë koshashënuesi më i mirë i Prizrenit në fitore, duke dhënë 22 pikë, ndërsa 19 të tjera i shënoi Isaiah Kelly. Te Vëllaznimi më efikasi ka qenë Sam Sessoms që kreu lojën me 23 pikë.

Pas këtij dueli, që ishte hapës i xhiros së tretë të Superligës Prizreni bëhet me fitoren e parë dhe ka bilanc 1-2, ndërsa Vëllaznimi mbetet pa fitore me 0-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga