Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE KB PEJA

Jordan Barnes - play i ri i Pejës

Jordan Barnes - play i ri i Pejës


9 October, 2023 @13:37

Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll, KB Peja, ka bërë të ditur të dielën se ka arritur marrëveshje me playmakerin amerikan, Jordan Barnes. Lojtari 178 centimetra i gjatë që më 13 shtator ka mbushur të 26-tat, do të jetë pjesë e ekipit verdhezi nga Karagaçi për stinorin 2023/24.

Peja do të merr pjesë në FIBA Europe Cup, në fazën grupore, pasi që është eliminuar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve të basketbollit. Së fundi, Barnes që pritet të shtojë përvojë në ekipin pejan, ka qenë pjese e skuadrës DaGuys, ndërsa përgjatë stinorit të shkuar ka luajtur për ekiipin gjerman Giessen.

Jordan Barnes

Aty, Barnes ka pasur mesatare prej 34 minutash për ndeshje, duke dhënë 17 pikë për lojë, 5.6 asistime dhe 3.1 kërcime. Ai ka mesatare të mirë edhe për trepikësha, pasi që në stinorin e kaluar statistikat tregojnë se ai ka shënuar 44% të tentimeve të tij, duke dhënë 115 nga 261 tentime që i ka bërë derisa ishte pjesë e Giessenit.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Superligë, Peja ka pasur në përbërje 5 amerikanë: Aaron Cook, Tervell Beck, Justin Davis, John Chandler dhe Jacob Calloway, duke mos llogaritur Malcolm Armsteadin që luan si vendor pasi që ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës më parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga