NGA INFORMATORI NR 3
Prishtina dënohet me 1 mijë e 500 euro
10 October, 2023 @15:07
Skuadra e Prishtinës, do të duhet të paguajë gjobë prej 1 mijë e 500 eurove në llogari të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët në kuadër të ndeshjes së xhiros së tretë të Superligës, të cilën bardhekaltërit e fituan ndaj Yllit.
“Sjellje jo të mira, ndezje e fishekzjarreve në tribuna, ofendime në kor, zbrazje e plotë e sallës,” janë shkaqet që janë evidentuar në raport të ndeshjes të botuara në Informatorin e tretë të stinorit 2023/24 të Superligës në këtë ndeshje.
Për këtë arsye, Prishtinës sipas Nenit 51.12 dhe 51.13 i janë shqiptuar dënimet me 1 mijë dhe 500 euro, respektivisht.