KB PRIZRENI

Arbnor Rifati dorëhiqet nga pozita e trajnerit
17 December, 2022 @23:32
Që prej krijimit të ekipit, Arbnor Rifati, ishte drejtues, menaxher dhe trajner i ekipit të KB Prizrenit (më parë, KB Kalaja). Më në fund, i emocionuar ai tha se do të largohet nga ekipi prej detyrës së trajnerit ndërsa tash e tutje do të jetë i angazhuar vetëm si drejtues i skuadrës.
Në ndërkohë, pritet që Prizreni të emërojë një trajner të ri të skuadrës që do të merr detyrën për pjesën e dytë të stinorit. Ekipi deri tash ka arritur 6 fitore e 7 humbje nga 13 ndeshje të zhvilluara, ndërsa i ka mbetur një ndeshje e pazhvilluar ndaj Yllit.
Përndryshe, Rifati ka bërë të ditur se një ditë do të kthehet edhe më i fortë si trajner.