Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Arbnor Rifati i bashkohet shtabit teknik të reprezentacionit

Arbnor Rifati i bashkohet shtabit teknik të reprezentacionit


16 November, 2021 @14:32

Trajneri prizrenas që së fundi ka arritur të fitojë Superkupën e Kosovës në basketboll, Arbnor Rifati, i është shtuar shtabit teknik të reprezentacionit të Kosovës në basketboll.

Njoftimin e ka bërë të ditur FBK përmes një postimi në llogaritë e saja të rrjeteve sociale, ndërsa për ata që nuk e dinë, Rifati ka qenë përpara edhe gjyqtar, ndër më të mirët e Superligës.

Kështu, selektori grek i Kosovës Christos Marmarinos do të ketë tash e tutje edhe një ndihmesë shtesë në punën e tij, ndërsa këtë muaj Kosova nis duelet kualifikuese për Eurobasket 2025.

Rifati pritet të debutojë si ndihmës te Kosova më 25 nëntor ku Dardanët udhëtojnë në Norvegji, ndërsa më 28 nëntor presin Danimarkën në Prishtinë.

Vetë Rifati ka falenderuar FBK-në për mundësinë e dhënë, gjithashtu në rrjete sociale.

“Falenderoj kryetarin e FBK-së Arben Fetahu, drejtorin e përfaqësueses Granit Rugova dhe Bordin e FBK-së për besimin. Për mua është nder e privilegj të shërbej për shtetin tim. Mirënjohës përgjithmonë,” ka shkruar ndër të tjera Rifati në postimin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga