Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBETET VERDHEZI

Arian Qallaku vazhdon me KB Pejën

Arian Qallaku vazhdon me KB Pejën


20 June, 2023 @10:54

Skuadra e Pejës ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe për një stinor bashkëpunimin me lojtarin e saj nga qyteti, Arian Qallaku. Basketbollisti në fjalë që u bë kampion me verdhezinjtë në stinorin e lënë pas në Superligë, do të qëndrojë edhe për një vjet te ekipi ku bashkë me trajnerin Rami Hadar do të tentojnë mbrojtjen e titullit kampion.

“Djali i qytetit Verdhë e Zi, vazhdon rrugëtimin me Klubin e Basketbollit Peja. Ariani do mbetet pjesë e klubit tonë edhe për një vit tjetër.” - ka bërë të ditur KB Peja në njoftim.

Qallaku që gjithashtu luan për Kosovën, në stinorin e kaluar në Superligë ka pasur mesatare prej 24.1 minutash lojë për ndeshje, ka shënuar 6.6 pikë për ndeshje, 1.5 asistime dhe 4 kërcime. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga