Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN EDHE TMUSIC

Arrin edhe Tmusic, kompletohet Kosova

Mikaile Tmusic në përballjen e Kosovës ndaj Islandës, në shkurt të këtij viti/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Arrin edhe Tmusic, kompletohet Kosova


20 November, 2020 @22:29

Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusic të premten i është bashkuar stërvitjeve, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos.

Tmusic, basketbollist i Podgoricës, po kalon formë të mirë, si në skuadrën malazeze, po ashtu edhe në Ligën ABA 2.

Ish-basketbollisti i Bashkimit dhe Prishtinës, gjithnjë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë filluar stërvitjet, ndërsa drejt Sllovakisë do të udhëtojnë të hënën.

Kosova në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën. Përballjet do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

TABELA AKTUALE E GRUPIT:

1. Kosova 2-0
2. Sllovakia 1-1
3. Islanda 1-1
4. Luskemburgu 0-2


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja