Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS / FINALJA

Bashkimi e kthen Kupën pas 11 vitesh

Bashkimi e kthen Kupën pas 11 vitesh


15 February, 2020 @19:14

Pas Superkupës së Kosovës, vashat e Bashkimit duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 84-66, e fituan edhe Kupën e Kosovës.

Vashat e Prishtinës vetëm çerekun e parë e mbyllën në epërsi, derisa Bashkimi e kontrolloi ndeshjen më pas për ta fituar trofeun në fund.

Khadija Brown shkëlqeu me 27 pikë, 11 kërcime e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Saranda Daci me 22 pikë e 10 kërcime, Arbnore Përçuku me 16 pikë e 9 asistime dhe nga Jeta Zeka me 11 pikë të tjera.

Te Prishtina u dalluan Enxhi Xhanaj me 16 pikë e 11 kërcime dhe Irma Konjusha e Era Shatri me nga 15 pikë secila.

Kupa e Kosovës te femrat i kthehet Prizrenit pas 11 viteve, derisa Bashkimi është duke vazhduar rrugën e tij pa humbje në këtë sezon në të dyja garat.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave