BASHKIMI - MILENIJUM

Bashkimi e nis me humbje në shtëpi!
3 November, 2022 @21:24
Asgjë nuk ka ndihmuar, derisa Bashkimi ka nisur stinorin 2022/23 në BIBL me humbje nga ekipi i ri në ligë, KK Milenijum.
Prizrenasit përkundër mundit të treguar në pjesë të parë, dalëngadalë kanë rënë në pjesë të dytë për tu mposhtur nga ekipi podgoricas 58-66 në fund.
Fahro Alihodzic me 11 pikë e 14 kërcime ka qenë më i miri te Bashkimi në ndeshje, ndërsa te ekipi malazez janë dalluar Marko Raicevic me 13 pikë e Milos Jovanovic me 11 të tjera të shënuara.