Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË FINALE

Bashkimi e Prishtina sigurojnë finalen e Kupës

Bashkimi e Prishtina sigurojnë finalen e Kupës


14 February, 2023 @22:33

Ekipi i Bashkimit dhe i Prishtinës kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës te femrat sot, pasi që në përballjet gjysmëfinale kanë mposhtur rivalet e tyre Trepçën, përkatëisht Penzën.

Bashkimi ka fituar ndeshjen lehtë, duke triumfuar me 32 pikë dallim, për përfundimtaren 79-47. Te ekipi prizrenas më efikasja ka qenë amerikanja Khadija Brown Haywood, që ka shënuar 23 pikë në fitore. Pos saj janë dalluar edhe Sara Vraniqi me 17 dhe Aulona Muhadri me 14 të shënuara.

Ndërkaq Prishtina në gjysmëfinalen tjetër mposhti Penzën në një duel të vështirë, për të triumfuar në fund me 78-67. Adrienne Godbold ka qenë më efikasja te bardhekaltërat me 20 pikë të shënuara, ndërsa 16 të tjera dha Kaela Hilaire.

Finalja e Kupës së Kosovës te femrat zhvillohet të dielën nga ora 14:00 në Rahovec, ku vajzat e ekipit prizrenas dhe atij prishtinas do të kërkojnë trofeun e Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave