Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Bashkimi (F) liron trajnerin dhe lojtaret

Bashkimi (F) liron trajnerin dhe lojtaret


15 March, 2020 @16:19

Skuadra e femrave të Bashkimit para pak çastesh ka bërë të ditur se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia coronavirus, ka vendosur të lirojë trajnerin e ekipit Furkan Saglik si dhe basketbollisten e huaj Khadija Brown - Haywood.

Përveç këtyre, edhe vajzat tjera që janë nga qytetet tjera, Arbnore Përquku, Saranda Daci, Jeta Zeka dhe Arba Hashani - janë liruar për shtëpi, derisa i kanë falenderuar të gjithëve për kontributin e madh, dhënë klubit në këtë sezon.

“Nuk do të ishte njerëzore që t’i mbamë edhe më tej, duke pasur parasysh izolimin e propozuar nga Qeveria e Kosovës,” ka shkruar njoftimi i skuadrës.

Në fund, klubi ka falenderuar të gjitha basketbollistet tjera të ekipit, duke mos harruar as tifozët.

Përndryshe, Bashkimi është lider i elitës së femrave të basketbollit që këtë stinor, deri tash ka pasur bilans 14-1 në Ligën e Femrave.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave