VËLLAZNIMI (F) - BASHKIMI (F)
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Bashkimi kalon edhe pengesën e Vëllaznimit
2 November, 2019 @18:20
Vashat e Bashkimit, pa problem kaluan edhe pengesën e Vëllaznimit, për ta vazhduar bilancin 100%.
Vajzat e trajnerit turk Furkan Saglik, përveç çerekut të dytë që e kaluan baraz, dominuan në total dhe e mposhtën skuadrën gjakovare me rezultat 42-96.
Te Bashkimi 5 basketbolliste luajtën me pikë dyshifrore, derisa tri prej tyre me double-double. Sarra Vraniqi ishte më e dalluara me 18 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Gresa Gashi me 17 pikë, Erjona Krasniqi me 14 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, Aulona Muhadri me 14 pikë e 16 asistime dhe Jeta Zeka me 10 pikë e 12 kërcime.
Te Vëllaznimi u veçuan Festa Bicurri me 19 pikë dhe Rina Hoda me 13 pikë.
Bashkimi me 4 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllaznimi nuk u njoftua me fitore ende.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Penzën, derisa Vëllaznimi me Trepçën.