BASHKIMI (F) - KASTRIOTI (F)
Bashkimi me rekord pikë, i kthehet fitoreve
28 February, 2020 @19:00
Vashat e Bashkimit pas humbjes së parë që e pësuan në xhiron e kaluar, kësaj radhe ishin më të koncentruara kundër Kastriotit.
Vajzat e trajnerit Furkan Saglik e mposhtën Kastriotin me rezultat 118-55 pa telashe, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes.
Saranda Daci ishte më e mira në parket për skuadrën prizrenase. Ajo ishte një asistim larg shifrave magjike triple-double, duke luajtur me 28 pikë, 19 kërcime e 9 asistime.
Daci u ndihmua edhe nga Jeta Zeka me 25 pikë e 15 kërcime, Arbnore Përquku me 24 pikë e 13 asistime dhe Gresa Gashi me 12 pikë të tjera.
Te Kastrioti si zakonisht më e dalluara ishte Agnesa Rrahmani. Agnesa shënoi më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës, gjithsej 41 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Skuadra nga Ferizaji, u bë e para në Ligën e Femrave në këtë sezon që i pësoi mbi 1000 pikë deri më tani, kurse për Bashkimin shifra më e lartë e sezonit sa i përket pikëve të shënuara në një ndeshje, 118.
Bashkimi me 12 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Kastrioti me 2 fitore e 11 humbje në pozitën e pestë.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Vëllaznimin, derisa Kastrioti me Trepçën.