Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI (F) - PENZA (F)

Bashkimi shpëton në fund, fiton derbin ndaj Penzës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Bashkimi shpëton në fund, fiton derbin ndaj Penzës


7 March, 2020 @21:47

Vashat e Bashkimit e mposhtën me vështirësi Penzën me rezultat 70-67.

Loja e dobët në çerekun e fundit, ishte shumë afër të kushtonte me humbje.

Pas dy shinimeve të Arbnore Përqukut nga vija e gjuajtjeve të lira, skuadra pejane e kishte rastin për ta barazuar ndeshjen me Valbona Bytyqin, por nuk ishte e suksesshme tentimi i saj dhe kështu Bashkimi e mbylli ndeshjen me fitore.

Te Bashkimi dukshëm është duke u vërejtur mungesa e lojtares Khadija Brown, derisa sonte u dalluan Saranda Daci me 27 pikë, 13 kërcime, 3 topa të rrëmbyer dhe 3 bllokada, Arbnore Përquku me 20 pikë, 12 kërcime e 9 asistime që ishte shumë afër shifrave triple-double dhe Jeta Zeka me 10 pikë e 7 asistime.

Te Penza Valbona Bytyqi shkëlqeu me 28 pikë, 11 kërcime, 5 asistime e 5 topa të rrëmbyer, gjithashtu u veçuan edhe Diedona Halitaj me 11 pikë dhe Tringa Ukaj me 10 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 14 fitore e 1 humbje, derisa Penza në pozitën e tretë me 9 fitore e 6 humbje.

Në xhiron tjetër Bashkimi përballet me Trepçën, kurse Penza me Kastriotin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave