Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA (F) - BASHKIMI (F)

Bashkimi s’ndalet, seria ngritet në 6

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Bashkimi s’ndalet, seria ngritet në 6


17 November, 2019 @9:53

Vashat e Bashkimit pa problem e kaluan edhe pengesën e Trepçës.

Skuadra e trajnerit turk Furkan Saglik, e mposhti skuadrën mitrovicase me rezultat 32-87.

Në çerekun e parë Bashkimi shënoi 31 pikë, derisa duke pësuar vetëm 4 pikë, nënkampioni aktual e krijoi një epërsi që nuk u shua deri në fund të ndeshjes.

Më e dalluara në këtë ndeshje ishte Vlera Vraniqi me 18 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Jeta Zeka me 16 pikë, 7 kërcime, 7 asistime e 5 topa të rrëmbyer dhe Khadija Brown Haywood me 13 pikë e 9 kërcime.

Te Bashkimi për këtë ndeshje nuk udhëtuan Aisha Balarabe, Saranda Daci dhe Ulpiana Emra.

Në anën tjetër te Trepça e vetmja me pikë dyshifrore ishte Sihana Ramoja. Ajo luajti me 14 pikë, kurse mori ndihmë edhe nga Lorena Haxha me 8 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me 6 fitore në 6 xhirot e luajtuara është skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Femrave, derisa Trepça ka bilanc prej 2 fitoreve e 4 humbjeve.

Në xhiron tjetër Bashkimi e luan derbin ndaj Prishtinës në Prizren, kurse Trepça përballet me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave