"SEZAI SURROI"

Bashkimi vazhdon me trajnerin, prezanton stafin e ri teknik!
24 July, 2022 @14:55
Më në fund kanë nisur lëvizjet edhe te KB Bashkimi në Prizren, zyrtarisht. Pas njoftimit për ardhjen e Fisnik Rugovës, që ende nuk u zyrtarizua na klubi, KB Bashkimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për vazhdim të drejtimit të ekipit me trajnerin verimaqedonas, Darko Radulovic.
Shkupjani 42-vjeçar që erdhi në pjesën e dytë të stinorit të kaluar te KB Bashkimi, do të kësaj radhe do të punojë nga fillimi i sezonit me ekipin e tij, ndërsa ish-trajneri i MZT-së dhe Vardarit, do të ketë në bankë edhe stafin e gatshëm, ka bërë të ditur njoftimi i klubit portokallezi.
Përmes një njoftimi tejet të shkurtër, KB Bashkimi ka bërë të ditur emrat e stafit teknik të skuadrës për sezonin 2022/23.
“I urojmë mirëseardhje stafit teknik që do ta udhëheqë ekipin gjatë sezonës 2022/23. Darko Radulović - Trajner, Edon Godeni - Zëvëndës trajner, Edin Kërveshi - Zëvëndës trajner, Elbesar Gështenja - Scout,” ka shkruar njoftimi i tyre!
Edin Kërveshi, që u nda dje zyrtarisht me KB Prizrenin, do të jetë ndihmës-trajner i parë i Radulovicit, ndërsa Edon Godeni, do të jetë ndihmës-trajneri i radhës te prizrenasit.
Përndryshe, ndihmësi i kaluar i Radulovicit Elbesar Gështenja, këtë stinor është njoftuar se do të punojë si skaut i ekipit nga Sezai Surroi.