REKORD
Booker fenomenal, shënon 70 pikë
25 March, 2017 @8:35
Lojtari i Phoenix Sunsit, Devin Booker, dje në ndeshjen kundër Boston Celticsit, ishte i pa kapshëm.
Booker, duke shënuar 70 pikë, u bë lojtari më i ri në histori të NBA-së (20 vjeç) që e arriti këtë shifër.
70 pikëshi i Bookerit, u bë rekord personal i tij, rekord në histori të klubit të Phoenixit si dhe rekord i stinorit për sivjet.
Devin Booker gjithashtu u bë lojtari i parë që arriti të shënoi 70 pikë, pas performancës fenomenale të Kobe Bryantit, i cili në vitin 2006 kishte shënuar 81 pikë.