SUPERLIGA
E premtja me dy ndeshje
23 March, 2017 @11:33
Xhiroja XXIII e cila filloi me ndeshjen Bashkimi - Kerasan Prishtina, do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera të premtën.
Në Mitrovicë, Trepça do ta pret skuadrën e Golden Eagle Yllit, ndërsa Gjakovë pritet të jetë duel i nxehtë ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit, ku Rahoveci do ta ketë epitetin e skuadrës vendase.
Që të dyja këto ndeshje do të luhen të premtën nga ora 17:00.
Ndërsa ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, është shtyrë për datën 5 prill.