MARJAN SRBINOSKI
Trajneri i Kumanovës shpreson në fitore sonte
22 March, 2017 @15:20
Trajneri i ekipit të Kumanovës, Marjan Srbinoski, përkundër mungesës së rëndësishme në skuadër, shpreson në fitore ndaj Pejës sonte.
“Ne presim një ndeshje të fortë. Tashmë jemi përballur me njëri-tjetrin, pra e njohim mjaft mirë lojën që e aplikojmë të dyja skuadrat, dhe nuk ka më asnjë fshehtësi këtu. Peja ka skuadër kualitative dhe do të përpiqen të japin maksimumin në fushën e tyre. Pas largimit të Mijatoviq nga radhët tona, ne kemi paksa probleme në rotacion, por unë besoj se lojtarët e mi do ta japin maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv. Kur lojtari më i mirë largohet nga ekipi, atëherë skuadrës i mbetet të reagojë për të mbushur boshllëkun e tij. Ne nuk patëm mundësi të gjejmë zëvendësimin për të dhe për këtë arsye ne jemi më pak të fortë në krahasim me duelet e kaluara. Sidoqoftë ne nuk kemi kohë për të vajtuar, por do të përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Ne do të jemi të kënaqur edhe nëse humbasim, por me pikëdallim të vogël, në mënyrë që më pas në Kumanovë ta kompensojmë atë. Megjithatë ne në Pejë shkojmë për të fituar,” - ka thënë Srbinoski për faqen zyrtare të BIBL.
Peja-Kumanova luhet prej orës 19:00 sonte.