PJESA E PARË: BASHKIMI-KERASAN
Bashkimi kalon lehtë pjesën e parë
21 March, 2017 @19:43
Basketbollistët e Bashkimit pa shumë probleme kanë krijuar avantazh të madh karshi Kerasan Prishtinës në ndeshjen e parë të xhiros XXIII të Superligës që po zhvillohet aktualisht.
Pas pjesës së parë, ekipi prizrenas është duke udhëhequr me rezultat 57-28, ndërsa çerekun e parë e kishin fituar 29-17.
Më efikasi te Bashkimi aktualisht është Marko Popovic me 9 pikë të shënuara, ndërsa te Kerasani me po aq pikë, Alban Latifaj.