DRITA-PReRE
Drita mposht Prishtinën e Re, për fitoren e parë në pranverë
19 March, 2017 @22:31
Skuadra e Dritës që drejtohet nga trajneri Gyltekin Selimi ka shënuar fitoren e parë në pjesë të dytë të stinorit të Ligë së Parë të basketbollit.
Pas disfatës në derbi xhiron e kaluar nga Borea e Pejës, ekipi gjilanas është këndellur duke e mposhtur Prishtinën e Re sonte në “Bill Clinton” të Gjilanit me 14 pikë epërsi, 88-74.
Me këtë fitore, Drita tash ka bilanc 6-3, ndërsa Prishtina e Re 2-6.