BOROZANI.COM TEAM OF THE WEEK
5-shja e xhiros XXII
21 March, 2017 @11:24
Pas ndeshjeve të zhvilluara të xhiros XXII, Borozani.com ka përzgjedhur pesëshen më të mirë të xhiros.
Pesëshja përbëhet nga dy baseketbollistë të Sigal Prishtinës, Drilon Hajrizi dhe Nenad Delic, të cilët ishin më meritorët për fitoren në derbi ndaj Bashkimit, pastaj Trae Anderson i Yllit që luajti me triple-double ndaj Pejës, Arti Hajdari që shkëlqeu duke shënuar 30 pikë për 13 minuta lojë kundër Yllit dhe Kayel Locke, që pavarësisht humbjes ndaj Prishtinës, bëri çmos për skuadrën e tij, Bashkimin.