NË SHKODËR
Vllaznia prezenton Olivierin
21 March, 2017 @22:01
Skuadra e Vllaznisë nga Shkodra, ka prezentuar sot përforcimin e radhës në ekip. Fjala është për amerikanin Chris Olivier, që shkëlqeu te Golden Eagle Ylli në muajt e fundit.
Olivier ka pasur mesatre prej 23 pikëve dhe 14 kërcimeve për ndeshje në Superligë të Kosovës dhe tash e tutje do të vesh fanellën e Vllaznisë, që po lufton për titull kampioni në Shqipëri.
Vllaznia drejtohet nga ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sarin.