ALEKSANDAR TODOROV
Todorov kërkon 10 pikë dallim sonte
22 March, 2017 @10:08
Trajneri maqedon i Pejës, Aleksandar Todorov, para ndeshjes së parë gjysmëfinale të BIBL, që sonte ekipi i tij e zhvillon ndaj Kumanovës, ka kërkuar fitore me së paku 10 pikë dallim.
“Po hymë në ndeshje me shumë probleme. Shpresoj të llogaris në të gjithë lojtarët. Gjithashtu shpresoj që ekipi të fitojë me 10 pikë dallim së paku, ashtu që të udhëtojmë më të relaksuar në Kumanovë,” kanë qenë fjalët e Todorovit para ndeshjes, shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.
Peja - Kumanova zhvillohet sonte në ora 19:00 në Karagaç të Pejës.