PAS NDESHJES
Todorov: 4 pikë epërsi, nuk do të thotë asgjë
22 March, 2017 @21:33
Megjithëse fitorja u arrit nga skuadra e Pejës në përballjen e parë gjysmëfinale ndaj Kumanovës, trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, pas ndeshjes u tregua i zhgënjyer për rezultatin përfundimtar.
Kjo për arsye se Peja kishte mundësi të fitoj me rezultat më të thellë dhe sipas tij, fitorja me 4 pikë epërsi nuk do të thotë asgjë për ndeshjen e kthimit.
“Epërsia prej katër pikëve nuk do të thotë asgjë. Sigurisht që do të mundohemi edhe atje të fitojmë. Eprësia jonë e arritur sot mund të shkrihet qysh në dy minutat e para të ndeshjes së ardhshme. Brown ishte sot i pandalshëm. Jam i zhgënjyer që nuk fituam me rezultat më të thellë, pasi që besoj se mund ta arrinim këtë,” tha Todorov.