PEJA - KUMANOVA
Peja fiton, revanshi përcakton finalistin
22 March, 2017 @20:28
Skuadra e Pejës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike duke e mposhtur Kumanovën me rezultat 83-79.
Verdhezinjtë iu afruan finales me këtë fitore, por për ta arritur këtë qëllim së pari duhet të kalojnë me sukses betejën e javës së ardhshme në Kumanovë, ku nuk guxojnë që të mposhten me më shumë se 3 pikë.
Atmosfera në “Karagaç” sonte nuk ishte ashtu siç jemi mësuar ta shohim, pasi që afërsisht gjysma e sallës ishte e zbrazët, ndërsa kjo ndikoi edhe në lojën e pejanëve, të cilët sapo arrinin ritmin e duhur, menjëherë më pas lejonin pikë të lehta për kundërshtarin.
Megjithatë, ndeshja kaloi me dominimin e lehtë të Pejës, e cila kishte epërsinë në të shumtën e kohës.
Epërsia më e thellë u arrit edhe 3 minuta para fundit, kur Peja krijoi 12 pikë epërsi me shënimin e Alban Veselit, ku më pas në time-outin e kërkuar, trajneri i Pejës, Aleksander Todorov, kërkoi që në minutat në vazhdim kjo epërsi të rritet edhe më shumë për t’u arritur deri në 20 pikë, në mënyrë që të jenë sa më afër finales.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe përkundrazi mysafirët arritën që ta shkrijnë epërsinë dyshifrore të Pejës, për të përfunduar ndeshja me rezultat 83-79.
Loja e Pejës në këtë ndeshje u karakterizua me tentime të shumta për tri pikë dhe efikasitet shumë të dobët nga vija e gjuajtjeve të lira.
Më i miri në këtë fitore ishte slloveni Robert Abramovic, që shënoi 22 pikë, prej tyre 4 treshe, derisa Alban Veseli luajti me double-double prej 14 pikëve e 12 kërcimeve.
Në anën tjetër, organizatori amerikan i Kumanovës, Yonel Brown e kishte natën e tij, duke shkëlqyer me 33 pikë të shënuara.
Mungesa e Dahlman
Për Pejën në këtë ndeshja mungoi basketbollisti amerikan, Noah Dahlman, i cili duket se ka probleme me klubin, ndërsa paraqitja e tij duket e vështirë edhe për ndeshjen e kthimit.
Revanshi ndërmjet Kumanovës dhe Pejës, që do ta përcaktojë njërin prej finalistëve të Ligës Ballkanike, do të luhet më 29 mars në Kumanovë.
PEJA
1 | Robert Abramovic (36:40) | 22 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
2 | Slobodan Miljanic (35:26) | 15 pikë | 8 kërcime | 7 asistime |
3 | Alban Veseli (35:09) | 14 pikë | 12 kërcime | 4 asistime |
4 | Cameron Rundles (28:24) | 10 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
5 | Jamie Skeen (32:52) | 9 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
6 | Mirza Ahmetbasic (19:19) | 7 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
7 | Arti Hajdari (12:06) | 6 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Blendi Kadusha | - | - | - |
9 | Arian Qallaku | - | - | - |
10 | Egzon Kuçi | - | - | - |
11 | Mirza Muric | - | - | - |
12 | Blend Matoshi | - | - | - |
KUMANOVO
1 | Yonel Brown (35:41) | 33 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
2 | Stefan Zivanovic (30:07) | 11 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
3 | Marjan Janeski (28:23) | 9 pikë | 12 kërcime | 3 asistime |
4 | Radoslav Pekovic (22:06) | 8 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
5 | Miladin Pekovic (29:50) | 8 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
6 | Nikola Karakolev (18:33) | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Dimitar Karadjovski (35:17) | 4 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
8 | Miodrag Todorovic | - | - | - |
9 | Martin Jovanovski | - | - | - |
10 | Gjorgji Georgievski | - | - | - |
11 | Danijel Avramoski | - | - | - |