FITORE E PEJANËVE
Pamje nga arkivi
Borea mposht Dritën, shpreson PlayOffin
9 February, 2023 @23:37
Skuadra e Boreas nga Peja ka vazhduar me lojëra të mira dhe duke e mposhtur Dritën sonte, ka kërcyer në pozitë të pestë aktualisht të Ligës së Parë dhe tashmë ka gjasa reale për PlayOff të Ligës së Parë.
Pejanët, falë 20 pikëve të Sokol Nilës kanë mposhtur Dritën sonte, ndërsa 14 pikë ka shënuar Albin Berisha e 13 të tjera Aldin Qallaku në fitoren 88-74 [17-20, 26-9, 31-26, 14-19].
Dallimi kryesor në rezultat u bë në cerek të dytë të ndeshjes, ndërsa rikthimi për mysafirët nga ai moment ishte mision i pamundur. Qëndrim Demi e Laurant Ibrahimi shënuan bashkë 50 pikë për Dritën, i pari 27 i dtyi 23, por humbja në fund ishte e pashmangshme për ekipin.
Borea e pestë në tabelë aktualisht, bëhet me bilanc 14-13, ndërsa Drita bie në vend të gjashtë me bilanc 15-10. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe katër xhiro, ndërsa në njërën nga ato Borea pushon.