Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HALL OF FAME 2020

Bryant, Duncan dhe Garnett në “Hall of Fame”

Bryant, Duncan dhe Garnett në “Hall of Fame”


5 April, 2020 @0:13

Hall of fame, është një çmim që është krijuar për nder të krijuesit të basketbollit, James Naismith.

Këtë çmim e fitojnë zakonisht personat që japin kontribut për basketbollin profesionist të SHBA-ve.

Sivjet do të nderohen 9 persona. Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant, i cili e humbi jetën tragjikisht në një aksident me helikoper sivjet, do ta kryeson listën.

Së bashku me Bryantin, në këtë list do të jenë: Tim Duncan, Kevin Garnett, Tamika Catchings nga WNBA, trajnerët Rudy Tomjanovich, Barbara Stevens, Eddie Sutton dhe Kim Mulkey si dhe i ndjeri Patrick Baumann që ishte Sekretari i Përgjithshëm të FIBA-së.

Ceremonia e Hall of Fame, është caktuar të bëhet më 29 gusht 2020.


 
Të gjitha lajmet nga NBA