Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORARI I NDESHJEVE

Caktohen terminet e PlayOutit Prizreni-Bora

Caktohen terminet e PlayOutit Prizreni-Bora


4 April, 2023 @0:31

Skuadra e fundit e Superligës për stinorin 2023/24 do të kuptohet brenda kësaj jave, ndërsa Ponte Prizreni dhe Bora do të ndeshen në duelet e tyre për të kërkuar biletën për stinorin tjetër në elitë.

Favorit në përballjet e PlayOutit është Prizreni, duke ditur cilësinë e skuadrës, por mbetet të shihet se çka do të ofrojë Bora në këto ndeshje për të kërkuar potencialisht historinë.

Dueli i parë, Bora - Prizreni është paraparë të luhet me fillim prej orës 20:30 më 5 prill, të martën, ndërsa dueli i dytë luhet më 8 prill me fillim prej orës 20:30, ka bërë të ditur FBK-ja në njoftimet e lëshuar për statistikat e ndeshjeve të radhës.

Kujtojmë, Prizreni përfundoi stinorin në pozitën e parafundit të Superligës 2022/23 duke e kryer atë në pozitë të shtatë. Ndërsa Bora në anën tjetër arriti finalen e PlayOffit të Ligës së Parë, ku u mposht nga Istogu në duelet që shpienin direkt në Superligë. Tash prishtinasit do të tentojnë opsionin e dytë për të kërkuar Superligën.

Në duelet e PlayOutit sipas Propozicioneve të Garave për Kategoritë Seniore 2022/23 luhen vetëm dy ndeshje. Ekipi që merr rezultat më të mirë nga dy ndeshjet do të jetë pjesë e Superligës në stinorin 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga