RISI TE PRIZRENI!

Cameron Williams, derisa luante te Ylli, janar 2022.
Cameron Williams zëvendëson Dachon Burken te KB Prizreni
19 January, 2023 @21:33
Një lëvizje interesante ka ardhur te ekipi i drejtuar nga Edin Kërveshi së fundi. KB Prizreni ka bërë të ditur se ka liruar nga ekipi njërin ndër lojtarët më të dalluar këtë stinor, Dachon Burke Jr., ndërsa në vend të tij ka angazhuar basketbollistin Cameron Williams. Borozani.com
Ky i fundit më parë ka qenë pjesë e Yllit në Superligë të Kosovës, ndërsa ka pasur mesatare prej 11.2 pikësh e 5.9 asistimesh gjatë sezonit të kaluar sa luajti te ekipi kampion i Kosovës.
Ndërsa sa i përket Burkes, ai do të kalojë në një ligë tjetër dhe ka shkëputur kontratën me ekipin e bardhezinjëve nga Prizreni. Burke ka pasur mesatare prej 26.1 pikësh, 3.3 asistimesh dhe 5.9 kërcimesh këtë stinor me ekipin.
Por, këtu nuk përfundon e tëra, derisa KB Prizreni ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme ekipi do të prezantojë edhe përforcimin e radhës në ekip!