Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELEBOYS

Clark përforcimi i 21shit

BOROZANI.COM

Clark përforcimi i 21shit


6 December, 2012 @14:00

Teleboysat nuk ndalen së përforcuari. Pas amerikanit Ryan White, drejtuesit e klubit që për herë të parë garon në Superligën e Kosovës kanë regjistruar në Federatë edhe një amerikan.

Është fjala për John Clark, amerikani që luan në pozitën e qendrës dhe krah-qendrës. Clarck është 205 centimetra i gjatë dhe është në moshën 23 vjeçare.

Ai para se të kalojë në RTV 21 ka luajtur edhe për Urdingenin e Gjermanisë dhe Milner-Arenys të Spanjës.

Teleboysat janë ekipi i vetëm nga katërshja e poshtme që ka arritur të mposht  një ekip të katërshes së epërme të tabelës këtë stinor. Ata në xhiron e shtatë mposhtën Bashkimin e Prizrenit si mysafir.

Në xhiron e radhës RTV 21 i shkon Dritës në Gjilan, një lojë kjo që pritet të jetë shumë interesante, pasi që gjilanasit janë kthjellur me fitoren ndaj Vëllaznimit.


 
Të gjitha lajmet nga