NË PJESËN VJESHTORE
Dardan Berisha, koshashënuesi më i mirë i Superligës
26 December, 2021 @12:22
Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe i Pejës, Dardan Berisha, është lojtari me mesatare më të mirë të pikëve të shënuara për ndeshje në pjesën vjeshtore të stinorit në Superligë.
Njoftimin e ka bërë të ditur FBK, ndërsa Berisha ka kryer vjeshtën në Superligë me mesatare prej 24.1 pikëve për ndeshje.
Pas tij në renditje vijnë dyshja e KB Prizrenit, Courtney Fells dhe Ivan Koljevic. Fells kreu pjesën e parë të stinorit me 21.6 pikë për ndeshje mesatarisht, ndërsa Koljevic me 21.3 pikë për ndeshje.
Në pozitën e katërt renditet i huaji i Dritës, Marcus Myers me 20.6 pikë për ndeshje, ndërsa TOP 5-shen e mbyll “pejani” Steph Maxwell me 19 pikë për ndeshje.