Të gjitha lajmet

KOSOVA

Dardan Berisha mungon kundër Sllovakisë dhe Islandës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Dardan Berisha mungon kundër Sllovakisë dhe Islandës

Teksti: FBK

21 November, 2020 @14:41

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha do të mungojë për Dardanët në sfidat ndaj Sllovakisë dhe Islandës, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Përkundër përpjekeve maksimale nga ana e Berishës, së bashku me një bisedë me përzgjedhësin Christos Marmarinos është vendosur që Berisha të mos luajë në këto dy sfida.

Berisha gjithmonë ka dhënë maksimumin në parket, duke udhëhequr Kosovën dhe ka dhënë shumë për basketbollin e Kosovës, megjithatë, e ka të pamundur t’i bashkohet Kosovës në këto dy përballje, për shkak të infektimit me Covid-19.

Federata e Basketbollit e Kosovës e falënderon Berishën për dëshirën e madhe për t’iu bashkuar ekipit dhe beson se ai do të jetë lider sërish në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, kur Dardanët do të përballen me Sllovakinë dhe Luksemburgun, në takimet që do të vendoset se kush do të kualifikohet nga grupi.

Kosova është lidere e grupit me dy fitore në dy përballje, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun.

Basketbollistët e grumbulluar te Kosova premtojnë se do të japin maksimumin për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës, që zhvillohen më 26, përkatësisht 28 nëntor.

VJEN EDHE TMUSIC

Arrin edhe Tmusic, kompletohet Kosova

Mikaile Tmusic në përballjen e Kosovës ndaj Islandës, në shkurt të këtij viti/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

20 November, 2020 @22:29

Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusic të premten i është bashkuar stërvitjeve, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos. Tmusic, basketbollist…

DRILON HAJRIZI

Nëse japim maksimumin, marrim rezultate pozitive

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

20 November, 2020 @15:57

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, para dy ndeshjeve me Sllovakinë dhe Islandën. Dardanët po stërviten në…

EKSKLUZIVE

Mësohet lista e gjërë e përfaqësueses së Kosovës

TopSporti.com/ A. Paçarizi

17 November, 2020 @16:01

Megjithëse ende nuk është bërë publike zyrtarisht nga Federata e Basketbollit të Kosovës, TopSporti.com ka mësuar listën e gjërë…

KOSOVA

Përfaqësusja e basketbollit, 5 të ftuarit e parë

17 November, 2020 @15:21

Në prag të ndeshjeve të muajit nëntor, përfaqësuesja e Kosovës te meshkujt në basketboll grumbullimin do ta fillojë nga dita…

SHTYHET SUPERLIGA

FBK shtyen 2 xhirot e radhës në Superligë

16 November, 2020 @21:01

Përmes një njoftimi të lëshuar sot në faqen zyrtare te Federatës, FBK ka bërë të ditur se ka shtyer dy…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja