PEJA - TIRANA

Dardan Berisha shkëlqen, Peja mposhtë Tiranën
3 March, 2022 @18:47
Kapiteni i Pejës dhe i Kosovës, Dardan Berisha, ka shkëlqyer në paraqitjen e tij të sontme ndaj skuadrës së Tiranës në kuadër të Ligës Unike, për t’ia sjellë fitoren ekipit të tij 89-78 [18-19, 26-12, 25-23].
Berisha ka shënuar 30 pikë, 5 asistime dhe 2 topa të rrëmbyer në fitore, derisa lojtari i ri i Pejës Courtney Fells ka kryer lojën me 16 pikë, duke mos pushuar asnjë sekond në ndeshje.
Daniel Lekndreaj ka qenë lojtari i vetëm i verdhezinjëve që ka regjistruar double-double, duke kryer lojën me 14 pikë e 11 kërcime, në fitore.
Në anën tjetër te Tirana që nisi mirë ndeshjen, e më pas u përbys nga loja e mirë e Pejës, më efikasi ka qenë Reggie Clark që ka shënuar 21 pikë.
Endrit Hysenagolli e Julian Hamati si zakonisht kanë kryer lojën me double-double, por Tirana nuk ka arritur të fitojë këtë ndeshje.
Hysenagolli luajti me 14 pikë e 11 kërcime, ndërsa Hamati me 13 pikë e 13 kërcime.
Pas kësaj fitoreje Peja bëhet me bilanc 8-3, kurse Tirana kalon në bilanc negativ me 5-6.
LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:
1 | Ylli | 9-1 | ||
2 | Peja | 8-3 | ||
3 | Teuta | 6-4 | ||
4 | Prizreni | 6-4 | ||
5 | Tirana | 5-6 | ||
6 | Rahoveci | 4-7 | ||
7 | Kamza | 2-9 | ||
8 | Vllaznia | 2-8 |