KA DEBUTUAR LOJTARI I RI I BASHKIMIT
Debutoi Kaçaniku
17 January, 2016 @22:06
Basketbollisti i ri i Bashkimit, Yll Kaçaniku, ka debutuar sonte për ekipin e tij të ri në përballje ndaj Yllit të Suharekës në “13 qershori”.
Kaçaniku në ndeshjen e parë të tij si lojtar i Bashkimit, ka qëndruar në parket për 16 minuta.
Për këtë kohë, ish lojtari i Sigal Prishtinës ka shënuar 2 pikë, 1 kërcim dhe 1 asistim për ekipin portokall-e-zi në fitore ndaj Yllit.