DRITA - PRISHTINA E RE

Demi afër shifrave magjike, Drita fillon me fitore
29 September, 2022 @20:12
Me performancën fenomenale të Qëndrim Demit, Drita e mposhti Prishtinën e Re me rezultat 89-77.
Demi ishte afër shifrave triple-double. Ai luajti me 21 pikë, 9 asistime e 9 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Bardh Jakupi me 19 pikë.
Te Prishtina e Re nuk mjaftoi 35 pikëshi i Arti Islamaj për fitore.
TABELA AKTUALE
Drita në xhiron e dytë do të takohet me AS Prishtinën, Prishtina e Re pret Istogun.