Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM SHTESË TE BARDHEKALTËRIT

Deondre Parks përforcim i ri te Prishtina

Fotot: FIBA/basketball

Deondre Parks përforcim i ri te Prishtina


12 January, 2023 @11:17

Basketbollisti amerikan, Deondre Parks, është përforcim i ri i Prishtinës. Bardhekaltërit që mbrëmë fituan thellë derbin ndaj Pejës, sot kanë zyrtarizuar përforcimin e ri në skuadër, duke bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me amerikanin 30-vjeçar.

Parks që luan në pozitat një dhe dy, së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Kazakistani, Astana. Aty ai luajti tetë ndeshje, duke marrë pjesë në ligën kombëtare të Kazakistanit, por edhe në ligën VTB United.

Deondre Parks

Në ligën kazake, Parks ka pasur mesatare prej 25.5 minuta mesatarisht për ndeshje, ndërsa ka shënuar 8.8 pikë për lojë, 3.3 asistime dhe 3.3 kërcime.

“Amerikani Deondre Parks, 30 vjeçar, i cili luan në pozitat 1/2, është transferi më i ri i skuadrës tonë! Parks ka luajtur në elitat e shteteve si: Britani, Qipro, Gjeorgji, Finlandë, Kazakistan dhe Hungari,” ka shkruar KB Prishtina në njoftim, duke i uruar mirëseardhje.

Deondre Parks

Bardhekaltërit kanë dhënë edhe statistikat e lojtarit në klubet e mëhershme të tij.

“Në Gjeorgji me Cactus Tbilisi ka luajtur me 20.9 pikë dhe 3.2 asistesh për ndeshje. Më 2020/21 u shpall kampion në Finlandë me skuadrën Vilpas ku regjistroi mesatare prej 14.9 pikë dhe 2.8 asistesh për ndeshje. Sezonin e kaluar me ZTE në Hungari ka arritur mesatare prej 13.1 pikë, 2.4 kërcime dhe 1.3 asistesh për ndeshje. Së fundmi ishte pjesë e skuadrës kampione të Kazakistanit - BC Astanën, njëherit pjesëmarrëse në ligën prestigjoze VTB,” ka shkruar KB Prishtina në njoftim.

Deondre Parks

Prishtina, me fitoren e djeshme ka arritur të kapë lidershipin në Superligë, duke u barazuar me Pejën me bilanc, 12-5. Ekipi së fundi ka bërë disa përforcime të rëndësishme, pasi që po merr pjesë edhe në ligën ENBL, ndërsa do të kërkojë edhe trofetë vendore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga