Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I EDICIONIT 2022/23

Derbi mbi derbi, që në xhiron e parë

Foto: FBK

Derbi mbi derbi, që në xhiron e parë


25 August, 2022 @6:46

Dje u hodh shorti i ndeshjeve për xhirot e para të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa fati deshti që, që në xhiron e parë të shijohen disa rivalitete tepër të mëdha në nismë të edicionit 2022/23 - ku priten duele të zjarrta.

Kështu, super-dueli ndërmjet kampionëve më të shpeshtë të Kosovës dhe rivalëve të mëdhenjë, Prishtinës dhe Pejës - është njëri duel i madh i xhiros së parë.

Ndërsa nuk lihet anash as rivaliteti i madh mes skuadrave që i ndajnë pak kilometra, ku Rahoveci me trajnerin e ri dhe ambicioz Muhamed Thaçi do të presë në Mizahir Isma kampionin e dyfishtë dhe aktual të Kosovës, Ylli.

Rivalët e vjetër që po mëtojnë këndelljen këtë edicion, Bashkimi e Vëllaznimi, takohen në Sezai Surroi, kurse nënkampionia e Kosovës Trepça pret ekipin e Arbnor Rifatit, Ponte Prizreni.

Xhiroja e parë e Superligës është paraparë të zhvillohet më 10 dhe 11 shtator 2022, ndërsa pjesa e madhe e ekipeve veçse është në pritje të sezonit të ri pasi që kanë nisur stërvitjet e përgatitjet për edicionin e ardhshëm.

Për të parë orarin e plotë të ndeshjeve të shtatë xhirove të para të edicionit të ri, klikoni këtu.


 
Të gjitha lajmet nga