HAJRIZI
Do të jetë vit i suksesshëm
23 August, 2015 @18:33
Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi, që vazhdoi për stinorin e tretë me radhë te Peja, në konferencën e djeshme për shtyp të klubit verdhezi, ka thënë se shpreson që ekipi të ketë vit të suksessëm këtë stinor.
“Me trajnerin Danijel Lutz kemi punuar edhe dy stinorë më parë. Njihemi mirë, e dimë çka kërkon ai. Besoj që po ia nisim një viti të suksesshëm me Pejën. Me rezultatet tona shpresoj që në fund ta gëzojmë Pejën, e edhe krejt Kosovën,” ka thënë Hajrizi, që ka vazhduar kontratën me verdhezinjtë edhe këtë stinor.
Peja stinorin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës në basketboll. Ata kanë emëruar kroatin Danijel Lutz si trajner kryesor dhe njeri që do t’i sjellë përforcimet e huaja për stinorin e radhës.