NGA FBK

Drilon Hajrizi - MVP i xhiros (II)
20 September, 2021 @15:54
Basketbollisti i Trepçës dhe reprezentuesi i Kosovës, Drilon Hajrizi, është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll, nga FBK.
Hajrizi ka qenë në element në përballjen ndaj KB Prizreni mbrëmë, duke i sjellë ekipit të tij fitoren me treshen kah fundi i ndeshjes dhe me gjuajtjet e lira të sakta të shënuara në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ai kreu lojën me 22 pikë, duke shtuar në llogarinë personale edhe nëntë kërcime e gjashtë asistime si dhe dy topa të rrëmbyera.