DUELET E XHIROS III

Foto: FBK
Dy ekipet me trofetë e fundit, takohen të shtunën
23 September, 2021 @16:52
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për xhiron e tretë të Superligës.
Dy skuadrat që kanë fituar dy trofetë e fundit në basketbollin kosovar, Superkupën - Prizreni dhe titullin kampion - Ylli, do të takohen të shtunën me fillim prej orës 19:00.
Sa i përket të gjitha ndeshjeve tjera të xhiros, ku mes tjerash është edhe derbi mes Bashkimit e Prishtinës, orari është si mëposhtë:
ORARI I XHIROS III:
E shtunë, 25.09.2021
17:00 Drita - Trepça
19:00 Prizreni - Ylli
E diel, 26.09.2021
17:00 Peja - Rahoveci
19:00 Bashkimi - Prishtina.