Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVA NIKOQIRE E "FINAL 8"

E konfirmon FBK: Final 8 i Kupës në Gjakovë

Foto: KBVellaznimi/ fb

E konfirmon FBK: Final 8 i Kupës në Gjakovë


11 January, 2024 @14:24

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se pjesa finale e Kupës së Kosovës “FINAL 8” do të zhvillohet në “Shani Nushi” të Gjakovës, nën organizimin e KB Vëllaznimi.

Në Final 8 të Kupës do të garojnë tetë skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll, duke nisur nga çerekfinalja, ndërsa gjithashtu do të luhet edhe finalja e Kupës për femrat.

Njëjtë, aty luhen edhe ndeshjet e Kupës së Ligës së Parë të Kosovës, ndërsa është paraparë që në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të luhen të trija finalet.

Njoftimi i plotë i FBK-së:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke u bazuar në kompetencat nga statuti ka marrë vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës të organizohet nga KB Vëllaznimi.

Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Vëllaznimin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës dhe akteve tjera normative të FBK-së.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga 13 deri më 17 Shkurt në qytetin e Gjakovës.

Në Final 8 do të garojnë tetë skuadrat e elitës së basketbollit, si dhe finalja në konkurrencën e femrave.

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të organizohen tri finalet, e Kupës së Ligës së Parë, Femrave dhe Meshkujve.

Në Gjakovë për pesë ditë do të ketë spektakël të basketbollit, me finalet që pritet të jetë të jashtëzakonshme.

Atmosfera në “Shani Nushi” ka qenë fantastike dhe kështu pritet të jetë edhe gjatë Final 8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga