Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024"

Pas një dekade, turneu i Kupës kthehet në Gjakovë

Foto: KBVellaznimi/ fb

Pas një dekade, turneu i Kupës kthehet në Gjakovë


11 January, 2024 @14:59

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se turneu final i Kupës së Kosovës, Final 8 do të organizohet në Gjakovë.

Kjo është hera e parë që turneu i Kupës organizohet në Gjakovë pas dhjetë vitesh, praktikisht pas një dekade. Herën e fundit Gjakova kishte organizuar turneun e Kupës në stinorin 2013/14 kur në finale Prishtina kishte mposhtur bindshëm Bashkimin 92-65.

Kështu, fituesi i Kupës për stinorin 2023/24 pas një dekade përsëri do të kuptohet në Gjakovë në palestrën “Shani Nushi”.



ORGANIZATORËT E KUPËS NË DEKADËN E FUNDIT DHE FITUESIT:

2023/24 Gjakovë Fitues: ?
2022/23 Rahovec Fitues: Trepça
2021/22 Pejë Fitues: Trepça
2020/21 Suharekë Fitues: Prishtina
2019/20 Rahovec Fitues: Peja
2018/19 Rahovec Fitues: Prishtina
2017/18 Suharekë Fitues: Prishtina
2016/17 Mitrovicë Fitues: Prishtina
2015/16 Prishtinë Fitues: Prishtina
2014/15 Suharekë Fitues: Peja

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga